Nuk ekziston asnjë kirurg që ka rënë nga ndërtesa pasi më parë ‘kishte zbuluar të kaluarën e Brigitte Macron’

Të gjitha burimet për rrënjët e kësaj dezinformate çojnë drejt faqes enquetedujour.fr dhe artikullit të saj nga 1 korriku 2025. Me përdorimin e mjetit whois.com është konfirmuar se domeni u regjistrua më 25 qershor 2025. Kjo do të thotë se faqja është krijuar më 25 qershor, ka filluar të publikojë më 27 qershor dhe ka fabrikuar historinë më 1 korrik, vetëm 5 ditë pas krijimit, shkruajnë kontrolluesit e fakteve nga Greqia, shkruan Vërtetmatësi.mk.

Po rishikojmë një postim në rrjetin social Facebook ku është shpërndarë një fotografi (printscreen) me titullin:
“Kirurgu që zbuloi të kaluarën transgjinore të Brigitte Macron, u gjet i vdekur pas rënies nga një ndërtesë” dhe në të shkruan:

“Edhe në Francë mungojnë dritaret.”

Shkrimi origjinal nga i cili është bërë fotografia, e ka gjetur “Vërtetmatësi” këtu. Në të shkruan se “doktor François Faivre, kirurg 58-vjeçar nga Parisi, i cili i kishte konfirmuar hetuesve se Brigitte Macron kishte bërë një operacion për ndryshim gjinie në një spital amerikan në Paris, u gjet i vdekur më 29 qershor pas një rënie të tmerrshme nga kati i 4-të i një ndërtese në Paris.”

Historia për “kirurgun që ra nga një ndërtesë, dhe para kësaj konfirmoi se Brigitte Macron kishte bërë operacion për ndryshim gjinie,” është trillim dhe gënjeshtër që përhapet nga burime me prapavijë pro-Kremlini, sipas “Grok”, asistenti i “X”.

Извор Грок
“Burimi: Grok”

Verifikuesit e fakteve të “Factchecker” – Greqi shkruajnë se teksti i rremë për “kirurgun që zbuloi të kaluarën e Brigitte Macron” buron nga një material video i krijuar me inteligjencë artificiale.
Sipas videos, “Francois Faivre u gjet i vdekur më 29 qershor 2025 pasi kishte rënë nga dritarja e banesës së tij në Paris, dhe në video, motra e tij Anne Dupont e vë në dyshim vetëvrasjen, duke theksuar se vdekja e tij mund të jetë e lidhur me një intervistë që pritej të publikohej, në të cilën ai kishte ndërmend të zbulonte informacione të ndjeshme për kinse ndërrimin e gjinisë së Brigitte Macron”.

Sipas “Factchecker” – Greqi, përmbajtje të tilla të pavërteta janë qarkulluar në sajte propagandistike si EADailyKomsomolskaya Pravda dhe Pravda/Portal Kombat. 

Të gjitha burimet që çojnë në rrënjët e kësaj dezinformate lidhen me faqen enquetedujour.fr dhe artikullin e saj të publikuar më 1 korrik 2025. Duke përdorur mjetin whois.com, është konfirmuar se domeni është regjistruar më 25 qershor 2025. Kjo do të thotë se faqja është krijuar më 25 qershor, ka filluar të publikojë më 27 qershor dhe e ka fabrikuar historinë më 1 korrik – vetëm 5 ditë pas krijimit – shkruajnë verifikuesit e fakteve nga Greqia.

Kërkimi në Google për emrin Francois Faivre çon te një raport i franceinfo.fr, në të cilin konfirmohet se nuk ekziston një mjek me këtë emër. Verifikimi i fakteve i tyre tregon se videoja dhe tekstet shoqëruese – përfshirë edhe atë që po e shqyrtojmë – janë të fabrikuara.

Si pjesë e këtij operacioni propagandistik përdoret edhe video material i krijuar me inteligjencë artificiale – në të, fytyrat e njerëzve janë në mënyrë jo natyrale të lëmuara, flasin monoton dhe pa emocione në zë, dhe në sfond duken mospërputhje. Në disa prej artikujve të rremë janë keqpërdorur emrat e gazetarëve të vërtetë, përfshirë edhe të punësuar në Le Monde. Kjo metodë, e keqpërdorimit të personave realë për përhapje të lajmeve të rreme, është një taktikë e njohur në fushatat dezinformuese pro-ruse, si ajo e njohur si “Stuhia 1516”, shkruajnë verifikuesit e fakteve të Factchecker GR.

Pretendimi se Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez, ka lindur si mashkull, është një teori konspirative që qarkullon prej vitesh.

Reuters vuri në dukje se gjatë kësaj fushate ndaj Brigitte Macron janë shpërndarë edhe fotografi të fabrikuara për ta paraqitur “se si ajo kinse dukej në fëmijëri si mashkull”. Por, bëhet fjalë për gënjeshtra dhe për fotografi të pavërteta, të krijuara me mjete digjitale. Kjo teori konspirative mori më shumë vëmendje në vitin 2021 kur Brigitte Macron ngriti padi ndaj dy grave që kishin publikuar një video në YouTube duke e përhapur këtë teori. Të dyja gratë u dënuan të paguajnë dëmshpërblim. Madje edhe vetë Emmanuel Macron u detyrua të shprehë neverinë dhe mosbesimin e tij ndaj këtyre të pavërtetave.

Për shkak të të gjitha fakteve të sipërpërmendura, postimi që po e shqyrtojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.