Një vajzë nga Serbia denoncoi një shofer taksie në Shkup për ngacmim seksual
Një vajzë nga Serbia ka denoncuar një shofer taksie në Shkup mbrëmë vonë për prekje të trupit dhe puthje, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.
“Mbrëmë në orën 21:30 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, një vajzë 18-vjeçare nga Serbia, me banim të përkohshëm në Shkup, ka denoncuar se rreth orës 15:15, ndërsa po udhëtonte me një taksi në zonën e Gazi Babës, shoferi i taksisë i ka prekur trupin dhe e ka puthur”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Ministria thekson se po merren masa për sqarimin e rastit.