Një urë arti mes Tetovës dhe Ungrës: “Dredhit’ e Patukut” në skenë arbëreshe

Ka filluar zyrtarisht bashkëpunimi themelor ndërmjet Teatrit të Tetovës dhe komunës së Ungrës në Itali, një vendbanim i lashtë arbëresh me histori, traditë dhe trashëgimi të çmuar shqiptare, shkruan Portalb.mk.

Të shtunën, më 22 nëntor, publiku në Ungër do të mirëpresë trupën teatrore të Tetovës, e cila do të paraqitet me komedinë “Dredhit’ e Patukut”Gjergj Fishtës, nën regji të Kushtrim Bekteshit.

Kjo vepër e njohur për humorin e saj të hollë, satirën therëse dhe portretizimin brilant të realitetit shoqëror, vjen në skenë si një testament i gjallë i mençurisë dhe finesës artistike të Fishtës.

Performanca e trupës së Tetovës pritet të krijojë një atmosferë të veçantë kulturore në Ungër, duke e lidhur publikun arbëresh me një pjesë të çmuar të letërsisë dhe dramaturgjisë shqiptare. Kjo paraqitje shënon një tjetër gurthemel në marrëdhëniet kulturore.

Përmes këtij bashkëpunimi, hapet mundësia për projekte të përbashkëta artistike, shkëmbime profesionale, vizita të trupave teatrore, prezantime të veprave bashkëkohore dhe nisma që synojnë promovimin e kulturës sonë në një dimension ndërkombëtar.