Një shtetas 19 vjeçar i RMV-së ka humbur jetën në Halkidiki

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një plazh pranë Halkidikit, ku një shtetas nga Maqedonia e Veriut 19-vjeçar ka humbur jetën. Konsullata e RMV-së në Selanik ka konfirmuar lajmin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës. Po merren të gjitha masat për kthimin e trupit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se Konsullata Maqedonase në Selanik është informuar se një shtetas i Maqedonisë 19-vjeçar ka humbur jetën në një plazh pranë Halkidikit.

Konsullata është në komunikim të rregullt me ​​familjen e të ndjerit, me qëllim përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për transportin e trupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJTJ.