Një punëtor nga Koçani ka ndërruar jetë në një fabrikë në Komunën e Gazi Babës

Një punëtor 57 vjeçar nga Koçani është lënduar dhe ka ndërruar jetë sot në rrethinën e një fabrike të rajonin e Komunës së Gazi Babës, transmeton Portalb.mk.

“Sot (12.07.2023) në SPB Shkup është denoncuar se në orën 13:15 në rrethinën e një fabrike në rajonin e Gazi Babës, është lënduar dhe ka ndërruar jetë V.K. (57) nga Koçani, derisa ka kryer detyra të punës për një kompani nga Shtipi. Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë mjekësore, është konstuar vdekje”, deklaruan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për ngjarjen është njoftuar inspektorati i punës dhe prokurori public, me urdhër të së cilit, trupi është dërguar për obduksion.

Është kryer edhe ekspertizë nga ana e një ekipi të SPB-së Shkup.