Një person është lënduar gjatë të shtënave në qendër të Kumanovës

Pasditën e sotme ka pasur të shtëna në Kumanovë, gjatë të cilave një person është lënduar, kanë njoftuar për MIA-n nga SPB Kumanovë, prej ku thanë se do të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të ekspertizës, transmeton Portalb.mk.

Nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës konfirmuan se në orën 17:38 është sjellë tek ata një mashkull me automjet të ndihmës së shpejtë, me dy plagë të shkaktuara me armë zjarri në të dyja këmbët.

Për shkak të seriozitetit të plagëve, personi është dërguar në Shkup.

“Pas ofrimit të ndihmës së parë shëndetësore, personi me një ekip të të punësuarve është ridërguar në kirurgjinë vaskulare në Shkup”, deklaroi drejtoresha e spitalit, Biljana Ivanovska.