Një mundësi e re për bizneset e Maqedonisë së Veriut për t’u zgjeruar në një rrjet rajonal

Teksti është publikuar si përmbajtje e sponsorizuar

11 shtator, Shkupi mirëpret per here të parë një nga misionet tregtare më të rëndësishme të vitit, me pjesëmarrjen e kompanive lider nga Turqia për t’u takuar drejtpërdrejt me bizneset në Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nën koordinimin e Ministrisë së Tregtisë së Turqisë, nga Organizata e Eksportuesve të Stambollit të Metaleve (İDDMİB), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjes së bashkëpunimeve të reja biznesore, gjithashtu një mundësi unike për bizneset në Maqedoni që kërkojnë partnerë të rinj, teknologji bashkëkohore dhe hyrje në rrjete të fuqishme tregtare.

Bashkohuni me ne në Takimet Bilaterale të Biznesit, një urë drejt partneriteteve të reja!

📅 e Enjte, 11 Shtator 2025

🕘 Ora 10:00 – 18:00

📍 Hotel DoubleTree by HILTON, SHKUP (Diamond Conference Hall)

🔗 Regjistrohu falas në https://b2b-makedonija.com

Ky mision tregtar është më shumë se një event biznesi – është një platformë ku takohen eksperienca, produkte dhe vizione të reja. Ai u jep bizneseve lokale qasje direkte në kompani turke serioze dhe të konsoliduara, që operojnë në Sektorë si Ndërtimi, Materialet e ndërtimi, Mjete dhe Vegla Pune Skeleri, Produktet e Hekurit, Aluminet, Autmotive, Fabrika Prodhimi e shumë sektorë të tjerë.

Kreu i Delegacionit İDDMİ, Z. D. Burak ÖZELCİ
Kreu i Delegacionit İDDMİ, Z. D. Burak ÖZELCİ

Nëse je një sipërmarrës që kërkon të sjellë frymë të re në aktivitetin tënd, të hyjë në tregje të reja, apo të krijojë partneritete afatgjata me kompani të forta, atëherë 11 Shtatori është dita që nuk duhet ta humbasësh. Takimet B2B ofrojnë mundësi konkrete për bashkëpunim.

Në këtë ngajrje zyrtare biznesi do të marrin pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkupp, SH.T. Z. Fatih ULUSOY, Kreu i Delegacionit të Shoqatës së Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe Jo-Ferroze të Stambollit (İDDMİB) Z. D. Burak ÖZELCİ, si dhe vizitorë të tjerë të shquar nga Dhomat e Tregtisë dhe arena e biznesit.

İDDMİB, e themeluar në vitin 1986, përfaqëson një rrjet të fuqishëm me mbi 8,000 kompani anëtare që eksportojnë në më shumë se 150 vende në mbarë botën. Me një angazhim të fortë ndaj cilësisë, besueshmërisë, përmirësimit të vazhdueshëm dhe inovacionit, İDDMİB luan një rol kyç në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Turqisë dhe partneritetet ndërkombëtare. Ky mision synon jo vetëm rritjen e bashkëpunimit tregtar, por edhe forcimin e ekonomisë rajonale përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata.