Një muaj mundësi për të aplikuar në konkursin “23 Tetori”

Ministria për Kulturë dhe Turizëm prej 1 prilli e deri më 30 prilll do të pranojë aplikime për çmimin shtetëror “23 Tetori” për vitin 2026-të. Këtu do të mund të aplikojnë individë, grupe, ekipe, institucione dhe shoqata, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin shtetëror “23 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, raportoi Ministria.

Brenda vitit mund të ndahen pesë çmime shtetërore.

“Shuma në para e çmimit shtetërore „23 Tetori” është dhjetë (10) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit aktual”, raportoi Ministria.