Një e treta e tokës bujqësore të Ukrainës nuk është në pronësi të kompanive DuPont, Monsanto dhe Cargill

Njoftimi është plot me gënjeshtra dhe shtrembërime tezash që tentojnë ta portretizojnë luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia, si një barrë nga e cila vetë Ukraina mund të “çlirohej” nëse pranonte “kushtet e paqes”. Nuk është e vërtetë që 30 për qind e tokës bujqësore në Ukrainë u është shitur DuPont, Monsanto dhe Cargill-it, në fakt shitje të tilla janë të ndaluara, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që shpërndan video pamjet të një fjalimi të Robert Kennedy Jr., së bashku me një përshkrim:

Robert Kennedy Jr: Black Rock, e vërteta për Ukrainën! Si po vdesin fëmijët ukrainas për vendin më të ftohtë në botë, duke mos ditur që i është shitur DuPont, Monsanto…

Në video, Robert Kennedy Jr thotë se “Rusia është përpjekur vazhdimisht t’i japë fund luftës në Ukrainë në kushte shumë të favorshme për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara”, ku kryesorja është “që Ukraina të mos jetë në NATO”. Ai thotë se “prodhuesit e mëdhenj të pajisjeve ushtarake duan të shtojnë vende në NATO, sepse në këtë mënyrë ata do të duhet t’i respektojnë ato dhe t’u përmbahen specifikave të tyre dhe të kenë një treg të sigurt”. Ai shton se kompanitë si Northrop Grumman, Raytheon, General Dynamics, Boeing dhe Lockheed fitojnë kështu një treg të sigurt. Ai vazhdon duke thënë se SHBA ka dhënë 113 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, e ndjekur nga 24 miliardë dollarë të tjerë.

Por kostot e mëdha do të vijnë pas luftës kur ne duhet të rindërtojmë gjithçka që kemi shkatërruar. Mitch McConnell u pyet nëse vërtet mund të përballonim të shpenzonim 113 miliardë dollarë për Ukrainën dhe ai u përgjigj se ato para shkojnë për prodhuesit e mbrojtjes amerikane. Pra, ai pranoi se ishte një skemë pastrimi parash. Dhe kush i zotëron këto kompani prodhuese (të pajisjeve ushtarake)? Blackrock. Tim Scott tha se kjo nuk është një dhuratë për Ukrainën, por një hua. Kush mendon se kjo kredi do të shlyhet? Ata e quajnë atë një hua për të vënë “kushte për huanë” dhe është një program shtrëngues ekstrem që do të thotë nëse je i varfër në Ukrainë, do të mbetesh i varfër përgjithmonë. Kushti i dytë është që të gjitha asetet publike në pronësi të Qeverisë ukrainase të dalin në shitje për t’u blerë nga kompani shumëkombëshe, përfshirë tokën bujqësore. Ata kanë shitur tashmë 30 për qind të tokës bujqësore tek Doupont, Cargill dhe Monsanto, të cilat nga ana e tyre janë në pronësi të Blackrock. Dhe Biden ia dha BlackRock-ut kontratën e rindërtimit të Ukrainës. “Ata kanë një strategji të vjetër, për të na mbajtur në luftë, në debatet mes republikanëve dhe demokratëve, të bardhëve dhe afrikano-amerikanëve dhe të gjitha ato ndarje që krijojnë”, shton Kennedy Jr. në video.

“Vërtetmatësi” përcaktoi se videoja ishte postuar në kanalin YouTube të Kennedy Jr. në Janar 2024. Kontrolluesit e fakteve në Myth Detector shkruajnë se ajo është shpërndarë nga mediat e Qeverisë ruse. Postimi pretendon në mënyrë të rreme se prodhuesit e pajisjeve ushtarake duan që vende të reja të shtohen në NATO. Në fakt, vetë vendet, përmes politikës së dyerve të hapura të NATO-s, vendosin nëse duan të anëtarësohen në Aleancë. Vetë Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO si një shtet sovran dhe i pavarur. Për më tepër, është e rreme se “Rusia u përpoq t’i jepte fund luftës me kushte të favorshme për Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara”. Vetë Ukraina ka vendosur që kushtet e vendosura nga Rusia janë të papranueshme për të.

Megjithatë, kushtet që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, të reduktojë ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga Donetsk dhe Lugansk i pushtuar do të nënkuptonin kapitullim për Ukrainën dhe asnjë mbrojtje nga agresioni i mëtejshëm ushtarak nga Rusia. Prandaj, Ukraina, së bashku me gjithë komunitetin ndërkombëtar, kërkuan që forcat ushtarake ruse të tërhiqen nga Ukraina sovrane dhe e pavarur, ku kryen një pushtim ushtarak të paprovokuar dhe kështu t’i jepet fund luftës, por kjo nuk u pranua. Publikimi që po shqyrtojmë ndryshon tezat, pra manipulon dhe e zhvendos topin në anën e Ukrainës, duke pretenduar se ajo është disi, së bashku me mbështetësit e saj perëndimorë, “fajtor për mbrojtjen e vetvetes” dhe se “mund të kishte pranuar një marrëveshje armëpushimi të favorshme për të gjithë”, gjë që nuk është e vërtetë.

Nuk është e vërtetë që kompanitë e prodhimit të pajisjeve ushtarake kanë ndonjë aksion ose se “dëshira e tyre që vendet e reja t’i bashkohen Aleancës së NATO-s” ndikon disi në pranimin në NATO. Gjegjësisht, të 32 vendet e NATO-s janë pajtuar që Ukraina të bëhet pjesë e Aleancës dhe NATO-ja mbështet të drejtën e çdo vendi, përfshirë Ukrainën, për të zgjedhur nëse do të anëtarësohet në Aleancë.

Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ukraina, si një vend që dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe vetë anëtarët e Aleancës vendosin për anëtarësimin në NATO. Rusia nuk ka të drejtën e vetos për këtë të drejtë. Në vitin 2024, në Samitin e Uashingtonit, aleatët përsëritën mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën që të vendosë lirisht për marrëveshjet e saj të sigurisë dhe të vendosë për të ardhmen e saj, pa ndikime të jashtme. Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës kur të plotësohen kushtet dhe kur aleatët të bien dakord. Në Uashington, aleatët riafirmuan mbështetjen për Ukrainën në rrugën e saj të pakthyeshme drejt anëtarësimit në NATO. Ata ranë dakord të krijojnë një strukturë të NATO-s për Mbështetjen dhe Trajnimin e Sigurisë për Ukrainën, për të koordinuar pajisjet ushtarake dhe trajnimin për Ukrainën nga Aleanca dhe partnerët. Ata gjithashtu u angazhuan për mbështetje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën me një minimum prej 40 miliardë eurosh vitin e ardhshëm dhe nivele të konsiderueshme të mbështetjes së sigurisë në të ardhmenthuhet në uebsajtin e NATO-s.

Është Rusia ajo që filloi luftën kundër Ukrainës pa u kërcënuar në asnjë mënyrë nga Ukraina apo ndonjë vend evropian. Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdoi të pushtonte territore në Donetsk dhe Luhansk. Në vitin 2022, filloi një pushtim ushtarak të paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës, duke e bërë atë konfliktin ushtarak më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rusia ka bombarduar spitalet, shkollat ​​dhe qendrat tregtare, si dhe infrastrukturën civile të energjisë elektrike dhe ujit dhe shumë civilë janë vrarë.

Ukraina ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur popullin e saj. Vetëmbrojtja është një e drejtë themelore e vendosur nga Karta e OKB-së. NATO ka të drejtë të mbështesë Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje si një shtet sovran në Evropë. Vetëmbrojtja është në përputhje me ligjin ndërkombëtar, thuhet në faqen e internetit të NATO-s. 

Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve në Myth Detector, themeluesi i BlackRock Larry Fink njoftoi formimin e Fondit të Rindërtimit të Ukrainës në janar 2023 në Forumin Ekonomik Botëror. Qëllimi i fondit është të gjejë investitorë që do të financojnë zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Ukrainë, duke përfshirë infrastrukturën, prodhimin dhe energjinë.

Pretendimi se Ukraina iu shit BlackRock-ut është një narrativë propagandistike ruse e ndarë nga zyrtarë të lartë rusë.

Nuk është e vërtetë që DuPont, Cargill dhe Monsanto kanë blerë 30 për qind të tokës bujqësore të Ukrainës, sepse sipas ligjeve të Ukrainës, të huajt, personat pa shtetësi dhe kompanitë nuk lejohen të blejnë aksione në kompanitë që zotërojnë tokë bujqësore, shkruan Myth Detector.

Që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, qeveria amerikane ka ndarë paketa ndihme për vendin, por shumica e tyre janë ndihmë direkte dhe asnjë nga dokumentet nuk përmban një klauzolë që kërkon që Ukraina të transferojë pronat shtetërore ose asetet ose tokën korporatave në këmbim për ndihmë. Ukraina nuk ka borxh ndaj BlackRock. Konkretisht, BlackRock, së bashku me 4 kompani të tjera, zotëron 20 për qind të letrave me vlerë të Ukrainës, për të cilat Ukraina është e detyruar të paguajë interes vjetor për borxhin. Por presioni ndaj Ukrainës u zvogëlua dhe u krijuan kushte më të favorshme, duke rezultuar në një ulje prej 75 për qind në shumën që Ukraina duhet të paguajë deri në vitin 2023raporton Myth Detector. 

Njoftimi manipulon idenë se “dikush po na mban në luftë, në debatet midis republikanëve dhe demokratëve, të bardhëve dhe afrikano-amerikanëve” si strategji, por të gjitha mosmarrëveshjet mes partive politike në SHBA ekzistonin edhe para luftës dhe natyrisht një luftë e nisur nga Rusia mund të përfundonte me tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga Ukraina sovrane. Ka një zëvendësim të tezave që i ngjan një teorie konspirative se “dikush ka një strategji të vjetër ndarjeje”, kur në fakt është një përgjigje ndaj një sulmi ushtarak të kryer nga Rusia.

Për Ukrainën, kushtet e kapitullimit të Rusisë, braktisjes së anëtarësimit në NATO dhe qëndrimit të pambrojtur dhe të një objektivi të mëtejshëm të agresionit ushtarak rus janë të papranueshme. Lidhur me deklaratën në botimin që po shqyrtojmë se Northrop Grumman, Raytheon, General Dynamics, Boeing dhe Lockheed do të fitonin një treg të sigurt nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën. Mirëpo, këto kompani kanë treg edhe pa luftë në Ukrainë, në asnjë mënyrë nuk e kanë shkaktuar luftën, as nuk kanë ndonjë ndikim nëse do të përfundojë apo kur do të përfundojë. Raporti financiar i Raytheon për vitin 2023, për shembull, tregon se kompania ekziston për dekada dhe është në gjendje të mirë financiare. Raporti i Raytheon 2021 thotë se shitjet e tyre ishin 64.4 miliardë dollarë dhe 73.4 miliardë dollarë në vitin 2023.

Edhe para luftës, kompania ishte e begatë dhe ndryshe nga sa thuhej në njoftim, duke pasur parasysh pozitën e saj të begatë prej dekadash, si kompanitë e tjera të listuara – do të kishte pasur një treg pavarësisht nga lufta në Ukrainë. BlackRock ka investuar dhjetëra miliarda në kontraktorët kryesorë ushtarakë amerikanë, duke përfshirë ata të listuar në njoftim, Northrop Grumman, Raytheon, General Dynamics, Boeing dhe Lockheed.

Deklarata në njoftimin se “fëmijët ukrainas po vdesin për tokën më pjellore në botë, pa e ditur se ajo është shitur te DuPont dhe Monsanto”, nuk është e vërtetë. Toka bujqësore nuk është shitur dhe fëmijët ukrainas po vdesin sepse Rusia nisi një pushtim të paprovokuar ushtarak të Ukrainës pa u sulmuar dhe as dikush që përbën kërcënim për Rusinë (jo ndonjë vend të BE-së, as NATO-n). Postimi pretendon gabimisht se “SHBA-të do të duhet të riparojnë gjithçka që shkatërruan pas luftës”, por SHBA nuk është pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në luftë dhe bombardimet po ndodhin në territorin sovran të Ukrainës, i cili është aneksuar në një masë të caktuar nga Rusia ndër vite.

Sa i përket kushteve të kredisë, ato mund të jenë vërtet të vështira për popullatën, por kjo nuk do të thotë se të varfërit do të mbeten përgjithmonë të varfër në Ukrainë. Vetë pasojat e luftës e bëjnë jetën në Ukrainë të vështirë për popullsinë. Buxheti i Ukrainës është rritur në krahasim me periudhën e paraluftës për shkak të rritjes së kostove të shkaktuara nga lufta: kryesisht për mbrojtjen, për të kapërcyer dëmtimet në infrastrukturë, të ardhurat e humbura si pasojë e luftës, ikjen e refugjatëve jashtë vendit dhe zhvendosjen e brendshme, si dhe faktin se 18 për qind e territorit të saj është e pushtuar.

Një rritje e tillë e shpenzimeve qeveritare është e vështirë për këdo që ta menaxhojë, sidomos jo për tre vjet radhazi dhe është normale që çdo vend në një situatë të tillë, kur është nën sulm, të ketë nevojë për ndihmë për të mbijetuar dhe mbrojtur veten. Para luftës, Ukraina ekzistonte në mënyrë të pavarur dhe me një nivel shumë më të ulët financimi nga kreditorët e huaj, që nuk ndryshonte nga nivelet e shumë vendeve të tjera evropiane.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.