Një drejtues automjeti në Shkup goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i aksidentit

Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga drejtuesi i automjetit Volvo. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në udhëkryqin e bulevardit “Metropolit Teodosij Gologanov” në Taftalixhe, Shkup, transmeton Portalb.mk.

Shoferi fillimisht goditi një semafor dhe më pas këmbësorin. Pasi e ka goditur ai është larguar nga vendi i aksidentit.

“Këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, njofton MPB.

Në vendin e aksidentit ka inspektim ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Shkup.