Një burrë në Shkup është gjetur me lëndime të rënda dhe është dërguar në spital

Në stacionin policor të SPB Shkup të premten në ora 21:45 është raportuar se një person është gjetur me lëndime të rënda dhe pa ndjenja në qendër të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, personi është dërguar në kompleksin e klinikave, në të cilin janë gjetur lëndime të rënda, është konstatuar nga ana e mjekve.

Nga MPB, shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.