Një 61 vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Tetovë
Sot (17.09.2024) në ora 12:15 në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin ,,Iliria” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.A.(25) nga Kamnjani i Tetovës, ka goditur këmbësorin R.R. (61) nga Tearca, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend, transmeton Portalb.mk.
“Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes ka bërë ekspertizë ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.