Nga nesër do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në RMV
Në Maqedoninë e Veriut pas mesnate do të ketë ndryshim të çmimeve të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 28.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër).
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër).
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,50 (denarë/litër).
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër).
- Mazut М-1 SU 34,865 (denarë/kilogram).
Shitësit mund të vendosin çmime edhe më të ulëta se çmimet më larta të përcaktuara.