Netanyahu paralajmëroi intensifikim të sulmeve në Gaza

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme shteti i tij do të intensifikojë luftën kundër Hamasit, raporton TopChannel. Ai i ka njoftuar anëtarët e partisë së tij se të hënën në mëngjes e ka vizituar Gazën, duke u thënë se “fushata ushtarake e Izraelit atje nuk është afër përfundimit”, shkruan BBC.

Deklaratat e tij vinë disa ditë pasi sekretari i shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Izraeli duhet të ulë intensitetin e sulmeve në Gaza.

Të hënën Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka njoftuar se një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 70 njerëz në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të rripit.

Një zëdhënës tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh numrin e madh të familjeve që jetojnë në zonë.