Nesër përfundon afati i regjistrimit të tretë për nënshkrimin e fletobligacioneve të qytetarëve në RMV, norma e interesit 4.5%, maturimi 2 vjet
Qytetarët kanë mundësi edhe për dy ditë të tjera të regjistrohen në emitimin e tretë të fletobligacioneve të qytetarëve në bankat afariste në vend, përkatësisht sot dhe nesër informon Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.
Fletbligacionet e qytetarëve nga ky emetim janë me afat maturimi 2-vjeçar, ndërsa norma e interesit është 4.5% në nivel vjetor. Qytetarët mund të regjistrojnë vlerë minimale prej 10.000 denarëve, aq sa është vlera e një fletobligacioni. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve. Ofertat duhet të dorëzohen në bankat afariste në vend, ndërsa ankandi do të mbahet më 12 dhjetor 2025.
“Data e maturimit të fletobligacioneve nga ky emetim është më 19 dhjetor 2027, dhe pagesa e interesit duhet të bëhet për vitin e parë më 19 dhjetor 2026, ndërsa për vitin e dytë më 19 dhjetor 2027”, thonë nga Ministria.