Sot kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të organizojë komunikacionin në qytetit e Shkupit me disa kufizime në orët e paradites, transmeton Portalb.mk.

“Më datën 18.10.2023 ( e mërkurë), në harkun kohor nga ora 09:00 deri më 14.00 për trafik do të jenë të mbyllura blv. “Ilindeni” nga udhëkryqi me blv. “Shën Klimentii Ohrit” deri në udhëkryqin me rr. “Franklin Ruzvelt” dhe nga udhëkryqi me blv “Marrëveshja e Bledit” deri në udhëkryqin me rr. “Nikolla Teslla”, rr. ”Naum Naumovski-Borçe”, në vazhdim të rr. “Jordan  Haxhikonstantinov- Xhinot” deri në udhëkryqin me rr. “Leninit” (rr. “Aminta i III-të”, rr. “Risto Shishkov” nga udhëkryqi me rr. “Naum Naumovski -Borçe” deri në udhëkryqin me rr. “E Leninit”, rrugët rreth Stadiumit të Qytetit “Todor Proeski” dhe blv. “8-të Shtatori” nga udhëkryqi me bulevardi “Ilindeni” deri te rruga e servisit për hyrje në hotelin “Aleksandër Pallas””, sqaroi Policia.

Policia theksoi që ky kufizim vjen për shkak ushtrimit që do të bëhet në Parkun e Qytetit për situatat emergjente-tërmete. Ky ushtrim quhet “Përgjigje humanitare 2023”, ndërsa organizohet nga Kryqi i Kuq i RMV-së dhe Presidenca e Shtetit.