Nesër do të ketë kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër në disa rrugë të qytetit të Shkupit do të ketë kufizime gjatë mesditës, transmeton Portalb.mk.

“Më 18 nëntor, duke filluar prej orës 12:00 deri në ora 13:00, për shkak protestës së paralajmëruar në bulevardin “Ilinden”, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të ketë regjim të posaçëm në pjesën qendror të qytetit të Shkupit”, sqaroi Policia.

Policia kërkoi nga qytetarët që të respektojnë urdhrat e Policisë.