Nesër do të ketë kufizime në disa rrugë të Shkupit

Në komunikacionin e qytetit të Shkupit nesër do të ketë kufizime në orët e paradites për shkak provave në lidhje me organizimin e Këshillit të 30-të të OSBE-së, transmeton Portalb.mk.

“Nga ora 09:00 deri më ora 12:00, për shkak të mbajtjes së provës së përgjithshme në lidhje me organizimin e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të vitit 2023 në QSR “Boris Trajkovski” i cili do të mbahet nga data 29.11.2023 në Shkup”, raportoi Policia.

Policia theksoi që bulevardi “Ilinden”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “E lublanës”, “8 shtatori”, “Skupi” dhe “Aradhat Partizane”.

Ndryshe, nesër në Shkup do të mbahet provë gjenerale për mbledhjen e 30-të Këshillit ministror të OSBE-së, e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup. Për këtë, Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup njofton se prej orës 09 deri në 12, disa linja të transportit publik do të qarkullojnë nëpër trase të ndryshuara.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 30 nëntori (e enjte) të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u vendos që orari i punës së të gjithë punonjësve në administratën shtetërore dhe publike të territorit të qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë), të përfundojë në ora 12:00.

Këto konkluzione vlejnë edhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, por nuk vlejnë për çerdhet dhe objektet shëndetësore në zonën e qytetit të Shkupit, të cilat, siç thotë Qeveria, duhet të hartojnë planet e veta për funksionim, në mënyrë që të funksionojnë pa probleme. Qeveria nuk jep më shumë detaje për këtë temë.

Qeveria rekomandon që komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet. Ky rekomandim vlen edhe për sektorin privat në zonën e qytetit të Shkupit, veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar Palace”.

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.