Nesër do të jetë i kufizuar komunikacioni në Shkup për shkak protestës së paralajmëruar

Në rrugët e qytetit në Shkup do të ketë kufizime për shkak paralajmërimeve për protesta nga sindikatat, ndërsa Polici aka kërkuar nga qytetarët të respketojnë kufizimë dhe urdhërat e punonjësve, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 24.05.2023 (e mërkurë) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i qarkullimit rrugor në zonën e qyteti i Shkupit”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi për protestë nga Sinidikata e pavarur për arsim dhe shkencë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga SPASH (Facebook)
Njoftimi për protestë nga Sinidikata e pavarur për arsim dhe shkencë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga SPASH (Facebook)

Policia sqaroi që protesta do të zhvillohet nga “Parku i grave” (para Kuvendit të RMV-së) deri te objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes rrugës “11 tetori, “Dimitrie Cupovski”, “Klimenti i Ohrit” dhe “Kirili dhe Metodi”.

“Problemet e arsimtarëve mundë t’i zgjidhin vetëm arsimtarët e askush tjetër andaj ju bëjmë thirrje publike që me datë 24.05.2023 të merrni pjesë në PROTESTËN e organizuar nga SPASH ku do t’ju themi STOP reformave të gabuara që bën MASH”, paralajmërojnë nga Sindikata e pavarur për arsim dhe shkencë, duke theksuar që marshi do të fillon nga ora 12:00.

Ata numëruar kërkesat e tyre, si respektimi i marrëveshjes kolektive, rritje të rrogave për 78 % si funksionarët dhe  pagat të llogariten sipas minimales me koeficient

2.5.