Nesër ditë zie në Kosovë, Osmani: Në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara

Nesër do të jetë ditë zie në Kosovë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Vjosa Osmani theksoi se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë për sa kohë do të ketë vrasje të grave dhe vajzave.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”, shkroi Osmani në Facebook.

Kujtojmë se dy vrasje brenda pak ditëve tronditën Kosovën, ndërsa në Prishtinë po mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.