Nëntë policë janë në Toksikologji pasi parandaluan një zjarr të madh në palestrën Boris Trajkovski
Zyrtarët policorë të angazhuar në sigurinë fizike të turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me një ekip për mbrojtje nga zjarri, dje morën masa dhe aktivitete me qëllim parandalimin e përhapjes së një zjarri, i cili shpërtheu dje rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit parandaluan përhapjen e zjarrit në automjete dhe ndërtesa, si dhe në pistën e akullit që është pjesë e qendrës sportive.
“Pjesëmarrësit e turneut dhe të gjithë punonjësit e tjerë sportivë dhe spektatorët u evakuuan gjithashtu në mënyrë të sigurt”, tha Ministria e Brendshme.
Si pasojë e zjarrit, nëntë policë janë në mbështetje me oksigjen në Repartin e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit dhe janë në gjendje të qëndrueshme.