Në Tetovë sonte fillojnë Ditët e Filmit Gjerman te LOJA

Ditët e Filmit Gjerman do të fillojnë sonte edhe në Tetovë te Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA”, dhe do të zgjasin deri më 22 shtator, transmeton Portalb.mk.

Ditët e filmit do të fillojnë në ora 19:30 me filmin “Floriri i Rajnës” (“Rheingold”). Ky film është nga Fatih Akin, një nga regjisorët më produktiv dhe më të suksesshëm të kinemasë bashkëkohore gjermane. Me këtë film ai vazhdon viviseksionin e tij të jetës së emigrantëve në Gjermani.

Filma të tjerë që do të shfaqen janë edhe: Dera tjetër (Nebenan), Fabiani ose Drejt humnerës (Fabian oder Der Gang vor die Hunde), Më shumë se kurrë (Mehr denn je).

Filmat shfaqen në gjuhën origjinale, gjermanisht, me titra në maqedonisht dhe shqip.

Hyrja është falas ndërsa programin e plotë e gjeni KËTU.

Ndryshe, Ditët e Filmit Gjerman zhvillohen me mbështetjen e Ambasadës Gjermane edhe në Shkup, Probishtip, Kavadar dhe Kriva Pallankë.