Në Teatrin Shqiptar në Shkup mbrëmë u shfaq premiera e veprës “Anglia”

Mbrëmë në Teatrin Shqiptar në Shkup, u shfaq premiera e veprës “Leximi i “Anglisë” në Maqedoninë e Veriut nga Irani”, nga autori bashkëkohor anglez Tim Crouch, e punuar nga regjisorja nga Irani, Nasim Ahmadpour dhe me asistent regjie Agim Abdula. Në këtë shfaqje flitet për problematikën e migracionit mirëpo në një formë shumë të veçantë të shprehjes dhe të lojës teatrale, transmeton Poratlb.mk.

Asistenti i regjisë Agim Abdula për Poratlb.mk tha se falë një bashkëpunim fantastik me ekipin, energjinë dhe vullnetin me Teatrin Shqiptar, sollëm diçka të mirë për publikun shqiptar.

“Kjo është një vepër shumë bashkëkohore dhe zakonisht ky autor, veprat e tij i shkruan që të realizohen nëpër galeri dhe jo për skena teatri. Kjo është hera e parë që ne e kemi transferuar dhe e kemi bërë për një skenë bleck box teatër. Në këtë vepër flitet për shumë aspekte, të jetës bashkëkohore, për shumë problematika dhe një farë forme autori ka këndvështrim kritik ndaj shumë fenomeneve, një prej tyre është migracioni dhe ajo që ndodh me emigrantët nëpër botë. Vepra konkretisht merret me problematikën e emigrantëve, nga Lindja e Mesme në Angli sepse autori jeton atje dhe e njeh këtë problematikë. Por gjithashtu është kritikë e shumë fenomeneve, barrierave aktuale në botë, të njëjtën kohë edhe të shumë klisheve, të cilat ne i kemi krijuar në imagjinatën tonë, të cilat në realitet mund të mos jenë në atë formë”, tha Abdula.

Pamje nga premiera e veprës “Anglia”. Foto: Teatri Shqiptar
Pamje nga premiera e veprës “Anglia”. Foto: Teatri Shqiptar

Ai shtoi se do kenë dy premiera në Teatrin Shqiptar këtë vit dhe nuk do të kenë ndonjë reprizë. Abdula konsideron që vet Teatri Shqiptar ka plane se kur do e vendosë në skenë dhe beson që gjatë vitit të ardhshëm disa herë do jetë në raportuar.

Gjithashtu sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup me fillim nga ora 20:00 jepet për herë të dytë premiera e veprës “Anglia”

Pamje nga premiera e veprës “Anglia”. Foto: Teatri Shqiptar
Pamje nga premiera e veprës “Anglia”. Foto: Teatri Shqiptar

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës së RMV-së.