Në muajin qershor do të fillojnë fluturimet nga Shqipëria për në Kanadë

Qeveria ka miratuar marrëveshjen dy palëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike, raporton ABC.

Palët kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik ndërsa parashikohet që nga qershori i 2026, qytetarët shqiptarë të mund të udhëtojnë me fluturime direkte drejt Kanadasë dhe anasjelltas.

Njoftimi për miratimin e kësaj marrëveshje u njoftua 1 orë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri që deklaroi se marrëveshja po shtyhej në kohe për shkak të pezullimit të zëvendëskryeministres Balluku.