Në Maqedoninë e Veriut u rritën shpenzimet edhe te shërbimet e hotelerisë
Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë rritur shpenzimet edhe te shërbimet e hotelerisë për 4.7 përqind, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 4.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me muajin paraprak, çmimet nuk kanë ndryshuar. Në periudhën janar- shtator ka rritje për 5.2 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Brenda një viti, çmimet më së shumti u rritën te pijet alkoolike (9.1 %), ndërsa ulje ka pasur te shërbimet e netëve të kaluara (6.5 %).