Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i fëmijëve të denoncuar për vepra penale
Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i rasteve ku të denoncuar për shkelje ligjore janë fëmijët, ndërkohë u regjistrua ulje e numrit të fëmijëve të dënuar, transmeton Portalb.mk.
“Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, për 12.2 % kemi më shume fëmijë të denoncuar që janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale, ndërsa për 2.3 % më pak fëmijë të dënuar të cilët janë në kundërshtim me ligjin – autorë të veprave penale”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Për një vit, në Maqedoninë e Veriut janë dënuar 300 fëmijë nga 14 deri 18 vjeç. Në këtë grupmosh, janë denoncuar 486 fëmijë, ndërsa 365 janë akuzuar.
Te personat e rritur, për 15.6 përqind është rritur numri i denoncimeve për vepër penale, ndërsa numri i të dënuarve është rritur për 3.5 përqind.