Në Kërçovë më 26 prill do të hapet ekspozita “Tekstura në pikturë” nga Arbëresha Ameti

Më (26 prill) në INQK “Koço Racin“ në Kërçovë me fillim nga ora 16:00, do të hapet ekspozita personale e piktores Arbëresha Ameti me titull “Tekstura në pikturë”, transmeton Portalb.mk.

Në faqen zyrtare të INQK “Koço Racin“- Kërçovë pikturoja Arbëresha Ameti, ka potencuar se tekstura në pikturë ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë vizuale dhe ndjeshmërisë së veprës artistike.

“Ajo referohet cilësisë së sipërfaqes ose “ndjenjës” që krijohet, e cila mund të jetë fizike (teksturë reale) ose vizuale (teksturë e sygjeruar). Një ndër sfidat e para për një krijues padyshim që është ideja, për atë se çfarë, dhe sidomos, si do të pikturosh? Megjithatë, i takon artistit jo vetëm të jetë i hapur dhe pranues ndaj ideve, por edhe t’i zbatojë ato në mënyrë aktive. Në momentin që lind apo është gjetur ideja për të pikturuar, atëherë pason faza e përpunimit dhe e qartësimit të saj, me çka dhe lehtësohet dukshëm puna”, ka theksuar Ameti.

Në shkrimin e saj piktorja flet edhe për qëllimin se pse ka përzgjedhur këtë temë.

“Ndërkaq, qëllimi kryesor pse e zgjedha këtë temë lidhet me faktin sepse unë doja të provoja një eksperiencë të re të realizimit të pikturave ndryshe nga çka kam pikturuar më parë. Qëllimi i temës së këtyre pikturave është të shpjegojë më në detaje konceptin dhe përdorimin e teksturës në art dhe rolin e prekjes nëmzhvillimin e percemtimit dhe në procesin e krijimit të një vepre arti”, thuhet në faqen zyrtare të INQK “ Koço Racin “-Kërçovë nga pikturoja Arbëresha Ameti.