Në industrinë e Maqedonisë së Veriut u rritën çmimet, dallohen tekstili dhe transporti

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve për 4 përqind në muajin gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në sektorin e Minierave dhe guroreve janë zmadhuar për 1.0%, në sektorin Industria përpunuese për 4.2%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 7.0% dhe në sektorin e Furnizimit me Ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të përmirësimit të mjedisit për 1.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë ulje u regjistrua te prodhimi i tekstileve (4.7 %), ndërsa rritje më e madhe te prodhimi i pajisjeve tjera të transportit (15.8 %).