Në Bit Pazar u sekuestruan mbi 7 mijë mjete piroteknike, Policia është në kërkim të shitësve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar sot mbi 7 mijë mjete piroteknike në tri pika të tregut të Bit Pazarit në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Janë sekuestruar 7 107 mjete piroteknike në tregun e Bit Pazarit, ndaj tyre do të pasojë masa kallëzim penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar vazhdim të aksioneve kundër mjeteve piroteknike.
Aksioni policor është kryer nga SPB Shkup në hyrje të tregut të Bit Pazarit.
Mjetet piroteknike janë marrën menjëherë nga policia ndërsa “po merren masa për gjetjen e personave që po i shitnin, e ndaj tyre do të paraqitet kallëzim penal”.