Ndryshuan çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka njoftuar që nga mesnata do të ketë ulje të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet dhe tani do të jetë 43,743 den/kg”, njoftoi Komisioni.

Ndërkohë nuk do të ketë ulje të benzinës BS-95 dhe BS-98.

Me ndryshimet e fundit, benzina BS-95 do të jetë 81 denarë për litër, BS-98 do të jetë 83 denarë, eurodizel 78 denarë, vaji për djegie ekstra i lehtë 77.5 denarë dhe mazuti 43.743 denarë.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji ishte regjistruar ulje e çmimeve te vaji ekstra i lehte dhe te mazuti.