Derivatet e naftës prej mesnate me çmim të ri në RMV

Benzina Eurosuper BS-98 dhe Eurodieseli nga sonte pas mesnate do të lirohen për gjysmë denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim më të ulët prej 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit me pakicë do të ulet për 0,883 denarë për kilogram, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ndërkaq, çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 mbetet i pandryshuar dhe arrin në 81,5 denarë për litër.

Sipas çmimeve të reja, benzina prej 98 oktanësh do të kushtojë 83,5 denarë për litër, derivati dizel do të shitet për 81,5 denarë për litër, ndërsa një litër mazut 81 denarë.

Çmimi i ri i mazutit nga sonte do të jetë 46,291 denarë për kilogram.