Ndërroi jetë gazetari dhe ish-anëtari i Komisionit për Antikorrupsion
Nuri Bajrami, ish nënkryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, gazetar dhe kryeredaktor i TV2 me përvojë të gjatë, dhe jurist me profesion, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, raporton MIA.
Informacionin e bëri të ditur djali i tij Arianit Bajrami nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk.
Bajrami ishte pjesë e KSHPK-së nga viti 2019 deri në shkurt 2024. Ai punoi si gazetar dhe kryeredaktor në TV2 për gati një dekadë. Gjatë karrierës së tij, ai punoi gjithashtu në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë si bashkëpunëtor i lartë për përmirësimin e përfaqësimit adekuat dhe të barabartë. Ai punoi gjithashtu në Ministrinë e Drejtësisë si bashkëpunëtor i lartë për marrëdhëniet me publikun dhe si zyrtar për ndërmjetësimin e informacionit publik. Në Komunën e Gostivarit, ai mbajti pozicionet e drejtorit të Departamentit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe të zyrtarit për ndërmjetësimin e informacionit publik.
Familja njoftoi se varrimi do të bëhet sot.