Ndërroi jetë aktorja e njohur Shirine Morina

Aktorja e njohur e teatrit kosovar, Shirine Morina, ka ndërruar jetë, njofton Telegrafi.

Lajmi i ndarjes nga jeta të saj u bë publik nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili e njoftoi humbjen e madhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Bajqinovci në njoftimin e tij shprehu ndjenjat e thella të humbjes dhe vlerësimin për kontributin e saj të pakrahasueshëm në fushën e artit skenik.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

Shirine Morina do të mbahet mend si një talent i shkëlqyer dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm të artistëve.