NASA shtyu uljen e astronautëve në Hënë deri në vitin 2026

Astronautët e NASA-s nuk do të shkojnë më nëpër Hënë deri në shtator të vitit 2026. Kjo përbën vonesë prej një viti në kthimin e njerëzve në Hënë për herë të parë që nga viti 1972. NASA tha se vonimi i misionit Artemis 3 do të lejonte zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë, transmeton Portalb.mk.

“Ne nuk do të fluturojmë derisa të jemi gati. Prioriteti ynë kryesor është siguria”, tha drejtori i NASA-s, Bill Nelson.

NASA e ka shtyrë gjithashtu misionin testues Artemis 2 deri në shtator 2025, kur katër astronautë do të fluturojnë rreth hënës, por nuk do të shkelin në të. Ky fluturim paraprakisht ishte planifikuar për në fund të këtij viti.

Misioni i parë i “Artemis” u krye në nëntor 2022, në formën e një fluturimi demonstrues të raketës “SLS” dhe kapsulës “Orion” pa ekuipazh njerëzor. Kjo kapsulë fillimisht duhet të ketë një sistem mbështetjeje të instaluar përpara se katër astronautët të mund të hyjnë në të dhe NASA tha se do të duhet të rishikohet për shkak të problemeve me elektronikën.

Megjithatë, problemi më i madh për Artemis 3 është anija e uljes, e cila do të sigurohet nga SpaceX e Elon Musk. Do të jetë një version i automjetit të madh Starship, i cili aktualisht po testohet në Teksas. Ideja është të transportohen astronautët në një “Starship” në orbitën e Hënës dhe më pas të zbresin në sipërfaqen e saj.