Mungesa e internetit pamundëson digjitalizimin në arsim në RMV

Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, që nis më 22 janar, synon të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejtë digjitalizimin e procesit mësimor. Kjo nënkupton, internet në të gjitha shkollat, libra digjital, tabela elektronike, furnizim të nxënësve me pajisje elektronike e risi të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë.