Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë, nxënësit u rikthehen bankave
Në Maqedoninë e Veriut nesër do të fillojë gjysmëvjetori i dytë, me çka nxënësit pas pushimit trejavor do t’u rikthehen bankave, raporton Portalb.mk.
Këtë vit shkollor 2023/24, për herë të parë nxënësit do të kenë edhe një javë pushim pranveror nga 29 prilli deri me 6 maj.
Viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore do të zgjas deri me 17 qershor.
Ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë me 10 qershor.
Këtë gjysmëvjetor risi ndo të jetë ditari të ri elektronik i cili do të futet si pilot project në 40 shkolla fillore dhe të mesme, ky ditar është përgatitur me mbështetjen e BE-së përmes fondeve IPA.