MPJ: Qytetarët e RMV-së të shmangin udhëtimet në Liban, ata që janë atje të largohen

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i evitojnë udhëtimet jo thelbësore në Liban për shkak të situatës komplekse të sigurisë në rajon, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se fluturimet komerciale për dhe nga Libani janë ende aktive dhe si rrjedhojë, ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin e vendit, nëse nuk kanë arsye thelbësore për qëndrimin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të largohen nga vendi”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

MPJ kujton qytetarët se Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore në Republikën e Libanit dhe rrjedhimisht prani dukshëm e reduktuar në vend, gjë që ndërlikon mundësitë për ndihmë gjatë evakuimit të mundshëm, nëse ka përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë.

“Ftojmë qytetarët tanë që ndodhen në territorin e Republikës së Libanit që menjëherë të lajmërojnë praninë, vendndodhjen dhe synimet e tyre në linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kajro +201033615542 dhe në numrin e linjës telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv. +972 54 926 7378”, thonë nga MPJ.

Numrat e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë të disponueshëm në +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe në adresën elektronike: [email protected]

Ministria e Punëve të Jashtme shton se do të vazhdojë të ndjekë situatën në Liban dhe mjedisin rajonal dhe të informojë në kohën e duhur për udhëzimet e mundshme për veprim për qytetarët tanë.