MPB ngriti kallëzime penale kundër prindërve të të miturve që sulmuan vajzën në Gjorçe Petrov

Sot (05.05.2026) Njësia e Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov në SPB Shkup ngriti gjashtë kallëzime penale në Prokurorinë Publike të Shkupit sipas nenit 201 paragrafi 1 të Kodit Penal (neglizhencë dhe abuzim ndaj një fëmije) kundër E.A. dhe A.M., E.S., R.S. dhe R.G., S.A., V.I. dhe Gj.I., A.T. dhe T.T., pasi fëmijët e mitur të të raportuarve kryen  krim sipas nenit 386 të Kodit Penal, përkatësisht për shkak të sulmit fizik ndaj të miturit 13-vjeçar në Gjorçe Petrov, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me këtë rast, më 29.04.2026 Njësia e Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov ngriti gjithashtu kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër katër të miturve.

Paraprakisht, më 29.04.2026, Njësia e Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov në SPB Shkup ngriti padi penale në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër katër të miturve (një 17-vjeçar dhe tre 14-vjeçarë), të gjithë nga Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer dy vepra penale “dhunë” të paramenduar dhe të dënueshme sipas nenit 386 të Kodit Penal.

Në dy ngjarje të ndara, më 27.03.2026 dhe 30.03.2026, të akuzuarit sulmuan fizikisht një të mitur 13-vjeçar, dhe një video dhe foto të ngjarjeve u publikuan në një rrjet social.

Padia penale është paraqitur në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe po përpunohet në përputhje me Ligjin për Drejtësinë për Fëmijë.

Vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe psikiatrike. Kjo, sipas autoriteteve, nuk është rasti i parë i dhunës ndaj së njëjtës nxënëse.

Shkolla e ka raportuar ngjarjen dhe tashmë po ndërmerr masa, ndërsa rasti është raportuar edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja, Vesna Janevska, bën thirrje për mbështetje nga prindërit, pasi thotë se institucionet nuk mund të përballen të vetme me këto dukuri.

Kujtojmë se së fundmi janë regjistruar disa raste të dhunës midis të rinjve dhe nxënësve në shkollat e vendit.