Misioni vlerësues i BE-së për Këshillin Gjyqësor: Si do t’i mbrojnë gjyqtarët, kur nuk mbrojnë dot veten

Raporti i Misionit Vlerësues të BE-së për funksionimin e Këshillit Gjyqësor, i cili nuk u publikua për mediat, ka rënë në duart e redaksisë 360Stepeni. Ndër të tjera në raport është përmendur dorëheqja e kryetares Pavlina Cërvenkovski nga viti 2022, e cila, kujtojnë ekspertët e BE-së, tha se nuk mund të përballojë më presionin nga elita gjyqësore dhe e biznesit. Mesazhi për gjyqësorin, thuhet në raport, ishte se Këshilli nuk mund të mbrohet nga presionet e brendshme dhe të jashtme. Prandaj BE në raport shtron pyetjen se si anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund ta mbrojnë gjyqësorin nga ndikime të tilla, nëse nuk mund të mbrojnë veten e tyre, transmeton Portalb.mk.

BE: Askush nuk shqetësohej për elitat gjyqësore dhe të biznesit

Gjithsej janë 33 faqe. Në to janë shkruar 40 rekomandime – çfarë duhet ndryshuar për Këshillin Gjyqësor për të forcuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij. Rekomandimet bazohen në kushtet e hasura, gjegjësisht gjendjet e akumuluara.

Për shembull, kështu e sheh BE-ja faktin që kur ka zgjedhje për një anëtar të Këshillit Gjyqësor, paraqiten pak gjyqtarë dhe ndonjëherë vetëm një kandidat.

“Kjo mund t’i atribuohet ndërhyrjes së politikës në proces, e cila rezulton në dekurajimin e kandidatëve potencialisht të përshtatshëm për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin Gjyqësor”, thuhet në faqen 8 të Raportit.

Më tej, është përmendur edhe dorëheqja e kryetares Pavlina Cërvenkovski nga viti 2022, e cila, kujtojnë ekspertët e BE-së, tha se nuk mund të përballojë më presionin nga elita gjyqësore dhe e biznesit. Mesazhi për gjyqësorin, thuhet në raport, ishte se Këshilli nuk mund të mbrohet nga presionet e brendshme dhe të jashtme.

“Prandaj shtrohet pyetja se si anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund ta mbrojnë gjyqësorin nga ndikime të tilla, nëse nuk mund të mbrojnë veten e tyre. Lidhur me akuzat (e Cërvenkovskis), Këshilli Gjyqësor nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, e as Prokuroria Publike nuk i ka hetuar akuzat e tilla”, thuhet në faqen 11 të Raportit.

Në raport thuhet gjithashtu qartë se shkarkimi i pasueses së Cërvenkovskis, Vesna Dameva, ishte i paligjshëm. Krahas kritikës për sjelljen e Këshillit, kritikohet edhe sjellja e politikës, sepse i gjithë skandali u drejtua nga anëtarët e Këshillit të zgjedhur nga Kuvendi.

“Një aspekt tjetër është se në Kuvend as deputetët në pushtet dhe as opozita nuk morën asnjë hap për të korrigjuar situatën pas shkarkimit të ish-kryetares së Këshillit Gjyqësor. Nuk ka filluar as procedura për interpelancë të deputetëve të zgjedhur nga Kuvendi”, thuhet në faqen numër 12.

BE dhe 40 rekomandime

Raporti është i mbushur edhe me shumë vërejtje të tjera, të cilat, të themi të vërtetën, tashmë i kanë deklaruar disa nga sektori joqeveritar apo media. Ndryshimi është se nuk është e lehtë të diskreditosh BE-në, kur ajo që shkruhet nuk përputhet.

Por sido që të jetë, qëllimi i dokumentit është të japë udhëzime – si të bëhet më mirë. Nga 40 rekomandime, 17, sipas Misionit Vlerësues, duhet dhe mund të zbatohen në afat të shkurtër. 17 rekomandime janë afatmesme dhe 6 të tjera afatgjata.

Ndër ato gjëra që duhet të zgjidhen shpejt, është kërkesa që qeveria të fillojë përfundimisht t’i paguajë gjyqësorit një buxhet prej 0.8% të PBB-së, siç e përcakton ligji, dhe jo 0.3% siç është praktikë çdo vit. Gjithashtu propozohet që pagesa të shkojë direkt, pa procedurën aktuale të miratimit të buxhetit.

Storjen e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Misioni vlerësues i BE-së në dhjetor të vitit të kaluar e përgatiti raportin me gjithsej 40 rekomandime për punën e Këshillit Gjyqësor në vend.

Kujtojmë se viti 2023 është ndër vitet më të këqija të gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e fundit. Kështu e emëruan organizata joqeveritare Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta” në konferencën vjetore ku prezantuan raportet nga monitorimi i Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve Publik. Ata theksuan se ka stangim në reforma, ndërkaq vitin e kanë shënuar një sërë incidentesh të cilat në thelb ishin kryesisht nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik të cilët duhet të jenë garantuesi dhe mbrojtësi i pavarësisë gjyqësore dhe ata të cilët duhet të kontribuojnë në avancimin e gjyqësorit në tërësi në shtetin tonë. Vërejtjet kryesisht janë për mungesë transparence, por edhe dyshime për korrupsion që edhe vetë anëtarët i kanë theksuar.