Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV-së: Çmimet e akomodimit të studentëve në konvikte nuk mund të rriten sipas dëshirës

Nuk do të lejojmë rritjen e çmimeve për akomodim përmes arbitraritetit dhe mosrespektimit të rregulloreve, tha  Ministria e Arsimit dhe Shkencës(MASH) së RMV-së, pasi që  Organizata e Rezistencës Studentore njoftoi dje se janë rritur qiratë mujore në konviktet e studentëve, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thuhet se asnjë konvikt studentor individualisht nuk mund të ndërrojë çmimin e akomodimit dhe t’u ngarkojë studentëve të përzgjedhur përmes konkurseve të shpallura publikisht një shumë të ndryshme nga ajo e përcaktuar në Program. Nëse konstatohet shkelje e akteve të vlefshme, Ministria njoftoi se do të kërkojë përgjegjësi nga drejtorët që kanë bërë shkeljen.

MASH rikujton se në përputhje me Ligjin për standardet studentore, çmimi për akomodimin në konviktet shtetërore të studentëve përcaktohet me Programin për realizimin dhe zhvillimin në veprimtarinë e standardeve studentore, i cili miratohet nga Qeveria. Në të njëjtën kohë, sipas njoftimit, MASH mbulon 50 përqind nga shuma e përgjithshme e çmimit, i cili për vitin 2023 është 6.820 denarë. Prej aty, kostoja e studentëve që paguajnë pjesëmarrjen arrin në 3410 denarë në muaj. Ndërsa për deri në 40 përqind të studentëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon të gjithë shumën, për nxënësit me nevoja të veçanta, fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore, fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë sociale etj.

Rikujtojmë se, çmimet e akomodimit këtë vit janë më të larta se vitin e kaluar. Nëse një student për qëndrim në konviktin“Goce Dellçev” vitin e kaluar ka paguar 3.645 denarë, këtë vit paguan 3.945 denarë,

Kështu, për shembull, nëse një student në “Goce Dellçev” vitin e kaluar ka paguar 3.645 denarë, tani ai paguan 3.945 denarë