Ministri premtoi që shkollat e Maqedonisë së Veriut deri në fund të shtatorit do të furnizohen me të gjitha librat

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri siguron se deri në fund të shtatorit do të dorëzohen të gjithë librat për të gjitha klasat në arsimin fillor gjegjësisht për klasën e tretë dhe të gjashtë që për shkak të programeve të reja mësimore po vonon shpërndarja e librave, raportoi MIA.

Pret se pas një takimi të Komisionit Nacional për Libra i cili do të mbahet nesër do të miratohen edhe librat e fundit për klasën e gjashtë dhe menjëherë, siç tha, do të fillohet me përgatitjen e tyre teknike – grafike, përkthim dhe dorëzim në shkolla.

“Të gjitha librat, sipas të dhënave që kemi marrë nga Shërbimi Pedagogjik, janë dorëzuar. Për klasën e tretë, siç ishte premtuar, dërgesa përfundon këto ditë. Për të gjashtën kam njoftuar se Komisioni Nacional i Librave ka mbajtur mbledhje të enjten, ndërsa nesër do të ketë edhe një mbledhje dhe kam informacion pozitiv se do të miratohen librat e fundit. Dorëzimi i gjithçkaje për këtë vit do të përfundojë deri në fund të shtatorit”, deklaroi Shaqiri në Ohër, pas hapjes së konferencës shkencore ndërkombëtare në të cilën po mbahet punëtoria trajnuese për Renë Shkencore të Hapur Evropiane (EOSC).

Ministri edhe këtë herë në pyetjet e gazetarëve u përgjigj se vonesa ka të bëjë me atë që për herë të parë pas një periudhe të gjatë ka programe të reja mësimore në bazë të të cilave përgatitet libër. Byroja për Zhvillim të Arsimit, siç tha, për programet për klasën e tretë ka vepruar më shpejtë se sa për klasën e gjashtë për të cilën janë vonuar me dorëzimin e programeve.

“Kërkoj mirëkuptim sepse e dimë se kemi libra të miratuar për klasën e parë, njëjtë si edhe për klasën e dytë, katërt dhe të pestë dhe ato, në pjesën më të madhe janë dorëzuar më një shtator, njëjtë si edhe për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë. Këtë vit situata u paraqit nga aty që kishim procedura të miratimit dhe veprimeve për botim”, shtoi Shaqiri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar në lidhje me padinë e paralajmëruar për mungesën e librave shkollor. Nga kjo Ministri thonë se përgatitja e teksteve shkollore është proces i  ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga ndikimi sistemik.

“Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar  aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm. Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime  të domosdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e  recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të  tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin  prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore”, thuhet në reagimin e MASh-it.

Konfirmimi se nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta nuk do të marrin tekste të reja sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, erdhi në fund të gushtit nga përgjegjës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Shaqiri ka premtuar se vonesa nuk do të jetë si vitin e kaluar shkollor e cila, siç tha, “nuk ka qenë i lehtë” sepse ka pasur programe të reja mësimor për katër klasa. Ky do të jetë vit ndryshe shkollor për shkak se MASH-i, theksoi Shaqiri, po përgatitet nga fillimi i këtij viti kalendarik.

Ndryshe, fëmijët e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, materialet mësimore të të cilëve ndryshoheshin, nuk kishin libra vitin e kaluar shkollor. Në vend të librave, Ministria e Arsimit, së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit,  edhe atëherë përgatitën materiale për të ruajtur vazhdimësinë e teksteve.

Për disa klasa vonesa e teksteve vitin e kaluar zgjati deri në gjysmëvjetorin e dytë.