Ministri Nikolloski paralajmëroi hyrjen e mundshme të operatorit të tretë mobil në RMV

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski sot ka paralajmëruar hyrjen e mundshme të operatorit të tretë mobil në vend. Si arsye për futjen e një operatori të tretë, ai përmend çmimet e shërbimeve celulare, televizionit kabllor dhe internetit, të cilat, siç thotë ai, janë më të larta në vend se në shumicën e vendeve evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Ka një duopol klasik në treg. Prandaj duhet të kërkojmë masa për t’i bërë shërbimet më të lira. Qytetarët duhet të kenë shërbime më të mira dhe më të lira. Prandaj, një operator i tretë mobil është zgjidhje potenciale”, shkruan Nikoloski në postimin në Facebook dhe shton se ky opsion është duke u shqyrtuar seriozisht.

Ministri shtoi se në periudhën e ardhshme do të motivojnë emra të mëdhenj nga bota e telekomunikacionit që të paraqiten në tregun maqedonas.