Ministri Bekteshi paralajmëroi që nga muaji i ardhshëm do të ketë masa shtesë që do të vlejnë deri në fund të vitit

 Masa antikrizë shtesë mund të priten nga nëntori, ndërsa nga fundi i këtij muaji duhet të definohen, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, raporton MIA. Siç informoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Globus”, po punohet intensivisht në krijimin e masave. Ai tha se është i njoftuar me disa nga propozimet, së bashku me odat ekonomike dhe me të gjitha palët tjera të prekura.

Bekteshi i ka shprehur mirënjohje afarizmit, në mënyrë të veçantë prodhuesve “të cilët vullnetarisht në momente të caktuara i ulin çmimet”.

Sipas ministrit, të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë zvogëlohen, sidomos ata të përfshirë me vendim qeveritar, ndërsa ka edhe të dhëna se po zvogëlohen çmimet edhe nga kategoritë tjera të produkteve.

“Sa i përket masave të reja shtesë, draftet janë pothuajse të përfunduara. Jemi duke biseduar me odat ekonomike dhe të gjithë aktorët e tjerë dhe me shumë mundësi deri në fund të muajit publiku do të informohet se si do të jenë të gjitha masat kundër krizës deri në fund të këtij viti. Mundohem gjithmonë të jem shumë i kujdesshëm, nuk dua të ndikoj personalisht tek ata njerëz që janë ekspertë, që punojnë atje, se si mendoj se duhet të duken masat. Ne si Qeveri kemi vendosur parimin e bisedimeve publiko-privat me të gjithë aktorët, me odat ekonomike sipas analizave, propozimeve, sugjerimeve dhe nevojave të tyre, duke përfshirë edhe sindikatat. Kështu janë projektuar masat brenda mundësive buxhetore. Dëshira ime mund të jetë që ata të marrin sa më shumë njerëz, por sipas mundësive dhe propozimeve të odave ekonomike dhe sindikatave në atë drejtim do të merren masa. Unë i di propozimet dhe për masa konkrete do të vendosin Qeveria dhe ministritë, natyrisht në kuadër të sektorëve të tyre”, theksoi ministri.

Në pyetjen nëse ndoshta do të ketë rishpërndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e masave plotësuese antikrizë, ai përkujtoi se masat antikrizë do të realizohen me mjete nga programi P1.

“Sa e di unë, ndërsa e dini edhe ju, shpërndarja e Buxhetit kaloi në Kuvend dhe tani kemi Buxhet që është në fuqi dhe i cili nuk mund të ndryshojë. Në pjesën e programit P1 ka të parashikuar mjete të caktuara për realizimin e masave antikrizë dhe në kuadër të atyre mjeteve realizohen masat antikrizë. Buxheti momentalisht nuk mund të ndryshojë, sepse duhet të ndryshojë në Kuvend”, sqaroi Bekteshi.

Ministri Bekteshi e vizitoi kompaninë “Globus” së bashku me kryeministrin Kovaçevski ,