Ministrat nënshkruan Deklaratë të përbashkët për luftë kundër korrupsionit në Evropën Juglindore

Në ngjarjen anësore të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, sot u nënshkrua deklarata e përbashkët për luftë kundër korrupsionit në Evropën Juglindore nëpërmjet kthimit të pronës dhe shfrytëzim të digjitalizimit, njofton Portalb.mk.

Foto nga seanca e Këshillit Ministror të OSBE-së ku u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për Luftimin e Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes Rikuperimit të Aseteve dhe Përdorimit të Digjitalizimit. Foto: Portalb.mk
Foto nga seanca e Këshillit Ministror të OSBE-së ku u nënshkrua Deklarata e Përbashkët për Luftimin e Korrupsionit në Evropën Juglindore përmes Rikuperimit të Aseteve dhe Përdorimit të Digjitalizimit. Foto: Portalb.mk

Deklaratën e nënshkruan udhëheqësi aktual i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ministri i jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviq, ministri i Shqipërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani dhe përfaqësuesi special i OSBE=së për luftë kundër korrupsionit, Anita Ramasastri.

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët në Shkup vijon pasi që Maqedonia e Veriut si udhëheqës aktual me OSBE-në më 31 tetor të këtij viti ishte nikoqir i Konferencës rajonale për luftë kundër korrupsionit, larje para dhe lehtësim të përpjekjeve për kthimin e pronës në Evropën Juglindore, në bashkëpunim me Sektorin e OSBE-së për kërcënime transnacionale dhe Zyrën e koordinatorit për aktivitete ekonomike dhe ekologjike në OSBE. Në Kuadër të kësaj konference, përfaqësuesit e vendeve-pjesëmarrëse nga Evropa Juglindore kanë mbështetur deklaratë të përbashkët në këtë temë dhe paralajmëruan se e njëjta do të nënshkruhet në Këshillin Ministror të OSBE-së.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është nikoqir i ngjarjes më të madhe politike-diplomatike që ka organizuar ndonjëherë që nga pavarësia e saj. Prej sot deri të premten mbahet takimi i 30-të ministror i OSBE-së, gjegjësisht në Shkup do të qëndrojnë për vizitë ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE).

Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 1.000 delegatë me 76 delegacione nga 57 anëtarë dhe shtete partnere të organizatës.

Në lidhje me zhvillimin e Samitit të Këshillit Ministror, lajmet më të fundit mund t’i ndiqni: KËTU.