Mickoski: Të zgjidhet prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo si deri tani, mbrojtës i krimit të LSDM-së dhe BDI-së
“Ajo që LSDM-ja e mbron Kocevskin dhe BDI-në është arsyeja kryesore dhe kushti të punojmë në kah të kundërt”, deklaron Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për mënyrën se si i komenton akuzat e LSDM-së se po bëhet partizimi i organeve gjyqësore, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Mickoski theksoi se organet e drejtësisë nën kontrollin e LSDM-së dhe BDI-së janë të imponuara dhe të partizuara, duke pasur besim vetëm 2 përqind.
“Kjo do të thotë se kemi një sistem të imponuar dhe të partizuar tërësisht, i cili ka për qëllim të jetë mburoja e fundit, mbrojtësi i fundit i Qeverisë para më shumë se 8 muajsh iku në historinë e skenës politike të Maqedonisë dhe kjo është Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, ndonëse ata së bashku me Levicën funksionojnë jashtëzakonisht mirë dhe me efikasitet në opozitë dhe mendoj se do të vazhdojnë të funksionojnë për një kohë të gjatë si një koalicion”, theksoi ai dhe shtoi:
“Me vetë faktin që ata thonë se Kocevski nuk duhet të ndryshohet, ne duhet ta bëjmë të kundërtën, të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për ta ndryshuar, pasi e dimë se çfarë mendojnë qytetarët për sistemin e drejtësisë nën kontrollin e këtij koalicioni të LSDM-së dhe BDI-së në të kaluarën, besimi është 2 deri në 3 përqind.”
Kryeministri Mickoski porositi se duhet të zgjidhet një prokuror publik që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo mbrojtës i krimit dhe korrupsionit të LSDM-së dhe BDI-së.
“Kështu që unë pres që ky proces të përfundojë shpejt dhe në mënyrë efikase, të zgjidhet një prokuror që do të jetë mbrojtës i drejtësisë dhe jo mbrojtës i LSDM-së dhe BDI-së”, ishte decid Mickoski.
Kujtojmë se dje në Qeveri kaloi propozimi për shkarkimin e Kocevskit me arsyetimin e kryeprokurori publik ka paraqitur informacione dhe të dhëna të paautorizuara për lëndët gjyqësore dhe ka shkelur konfidencialitetin e procedurës, në mënyrë joprofesionale ka udhëhequr Prokurorinë Publike dhe ka dëmtuar reputacionin e Prokurorisë dhe ka bërë gabime të mëdha profesionale. Propozimi do t’i paraqitet Këshillit të Prokurorëve Publik për mendim. Fjalën e fundit për kryeprokurorin e kanë deputetët dhe në Kuvend nevojiten 61 vota.
- LEXO: Shkarkimi i Kocevskit kaloi në Qeveri, propozimi do të shkojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë
Procedura për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit do të zgjasë disa javë, e ndoshta edhe muaj, sipas ligjit, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Pretendohet se Kocevski qëllimisht dhe në mënyrë të pajustifikueshme ka bërë një gabim të madh profesional. Socialdemokratët kërkuan që politika të qëndrojë mënjanë dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjet. Së fundmi prokurori Kocevski deklaroi se nëse vërtetohet se ka bërë shkelje disiplinore, ai vetë do të largohet nga pozita.
Mandati i prokurorit publik zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë. Qeveria kërkon që Kocevskit t’i ndërpritet mandati para kohe, e arsyeja për këtë është, siç thonë nga atje, zhgënjimi për veprim jashtë kompetencave ligjore, duke theksuar se Kocevski në mënyrë të kundërligjshme e ka emëruar ushtruesen e detyrës së shefes së Prokurorisë së Lartë Publike në vend të të suspenduarit Mustafa Hajrlluhai.
Prokurori republikan Kocevski e mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të.
Kocevski u zgjodh në Kuvend si prokuror i ri publik i shtetit në shkurt të vitit 2024.