Mexhiti: 2 Gushti na kujton rëndësinë e barazisë dhe bashkëjetesës
Njëri nga liderët dhe VLEN-it-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se, 2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën, shkruan Portalb.mk.
“Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik.
Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive.
Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji, ku puna dhe merita vlerësohen, ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe ku diversiteti ynë është burim force e zhvillimi”, u shpreh ai.
Ndryshe, ditën e Republikës – 2 gushtin, e uruan edhe liderët tjerë.