Meksikë, 26 të vdekur nga përplasja mes një kamioni dhe një minibusi

Të paktën 26 persona humbën jetën kur një kamion dhe një minibus pasagjerësh u përplasën në veri të Meksikës, transmeton Anadolu.

Autoritetet njoftuan se pas përplasjes e cila ndodhi në shtetin Tamaulipas shpërtheu një zjarr.

Sipas informacioneve të para, në aksident humbën jetën 26 persona.

Zyrtarët të cilët deklaruan se në vendin e aksidentit është gjetur vetëm rimorkio e kamionit, thuhet se shoferi mund të jetë arratisur me seksionin e tërheqjes së kamionit.

Shkaku i aksidentit ende po hetohet.