Me vetëm një pyetje të parashtruar, përfundoi seanca për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e RMV-së
Seanca e djeshme në Kuvend për pyetjet e deputetëve përfundoi para kohe, pas disa pauzave dhe tensioneve të shkaktuara nga debatet për vërejtjet procedurale, transmeton Portalb.mk.
Koordinatori i grupit parlamentar të ZNAM-it, Boban Karapejovski, kërkoi tjetër pauzë njëorëshe, duke thënë se kjo procedurë po abuzohej dhe po shkaktonte tensione të panevojshme.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, më pas e mbylli seancën, pasi pauza do ta tejkalonte orarin e rregullt të punës deri në orën 18:00.
Gjatë ditës, deputetja Ilire Dauti kërkoi vazhdimisht fjalën për vërejtje procedurale lidhur me pyetjen e saj për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Propozim-Ligjin për Përfaqësim të Drejtë. Ajo dhe Zijadin Sela e bllokuan foltoren, duke kërkuar përgjigje nga Mickoski.
Vetëm lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, arriti t’i parashtrojë pyetje kryeministrit.
- LEXO: Filipçe e akuzoi Mickoskin se po fshihen informacionet për ujin në Gostivar, ai u kundërpërgjigj se uji ishte i ndotur edhe në kohën e LSDM-së
- LEXO: Ilire Dauti e bllokoi foltoren e Kuvendit pasi Mickoski nuk iu përgjigj pyetjes së saj, ministrat qeshën
- LEXO: Në Kuvend mbahet seanca e fundit për pyetjet e deputetëve para se të shkojnë në pushim