Me spektakël plot emocione, Ansambli “Emin Duraku” shënoi mbrëmë në Manastir Ditën e Alfabetit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” Shkup në bashëkëpunim me Muzeun e Alfabetit në Manastir, sollën mbrëmë një koncert të mahnitshëm. Edhe kësaj radhe, Ansambli “Emin Duraku” shpalosi krijimtarinë e larmishme të koreografive që i kanë në repertor. Artistët, valltarët, dridhnin mbrëmë skenën që e kishin përpara, me të cilën pasuronin edhe më tej gjerdanin e artë të traditës së ansamblit me vlerë të lartë skenike, njofton Portalb.mk.

Në skenën e Qendrës për Kulturë në Manastir u shpalosën mrekulli të kostumografisë e kulturës popullore që përfaqëson ansambli, tek të cilat spikatën larmia dhe diversiteti etnofolklorik. Interpretimet fantastike dhuruan emocione të paharruara për të gjithë të pranishmit.

Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli
Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli

Por ai që elektrizoi skenën e Manastirit historik ishte publiku, të cilët shijonin e sodisnin në maksimum vallet, veshjet e bukura, muzikën dhe orkestrën e Ansamblit “Emin Duraku”.

Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli
Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli

Në këtë organizim morën pjesë dhe artistët i mëdhenj si Selami Kolonja, Pajazit Murtishi dhe Elita Reçi.

Bukuria e gjithë këtij manifestimi ishte salla e stërmbushur me artdashës dhe dashamirë të cilët gjatë gjithë koncertit përçuan emocione, ovacione dhe duartrokite frenetike.

Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli
Paraqitja e artistëve të AKV “Emin Duraku”, nga faqja e kryetarit Fadil Zeneli

Në një atmosferë plot emocione dhe krenari kombëtare, shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën mbrëmë në Manastir për të festuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. Nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ky përvjetor u shënua me një sërë aktivitetesh zyrtare dhe kulturore që celebruan Kongresin historik të vitit 1908.

Në fjalimet e mbajtura nga zyrtarët, u theksua rëndësia e alfabetit jo vetëm si një instrument komunikimi, por si një shtyllë kryesore e identitetit kombëtar shqiptar dhe një simbol i përkatësisë evropiane.