Më shumë benzinë e më pak dizel po përdoret në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar rënia e përdorimit të dizelit për transport, derisa benzina ka filluar të përdoret më shumë, transmeton Portalb.mk.

Në muajin maj të vitit të kaluar janë përdorur 9 456 tonë benzinë, ndërsa në majin e këtij vitit 9 762 tonë, duke shënuar rritje për 3.2 përqind.

E kundërta ka ndodhur me dizelin për transport, duke shënuar rënie të shfrytëzimit për 31 përqind, pasi në majin e kaluar janë përdorur 61 901 tonë, ndërsa në majin e këtij vitit 42 702 tonë.

Rritje më të madhe të sasisë së përdorur u regjistrua te kerozina për 434.4 përqind rritje, ndërsa ulje më e madhe u regjistrua te vaji për nxehje ekstra i lehtë, rënie për 48.3 përqind.